Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar personin që pasditen e sotme plagosi dy fqinjët e tij, babë e bir, me thikë dhe sende të forta, pas një konflikti të shpërthyer për arsye banale.
I arrestuari është 34-vjeçari K.Th, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Babë e bir janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për një plagosje me mjet prerës dhe me sende të forta të dy shtetasve A.N dhe M.N, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin K.Th, 34 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Vijojnë kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura nga autori i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.