Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar dhe vidhte shuma parash.
Në pranga ka rënë Gabriele Bardho.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.
I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.










