• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arrestimi i “ushtarëve” të Martinaj, policia publikon PAMJET: Personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore

12 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona u vunë në pranga në Fushëkuqe pas një operacioni të zhvilluar nga policia. Sipas raportimeve, në kuadër të aksionit të koordinuar me kërkesë të strukturave të posaçme hetimore, janë arrestuar shtetasit Elvin Merlika dhe Fred Xhixha, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim nga SPAK.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

VIDEO KETU

Merlika akuzohet se ka marrë pjesë në një plan për eliminimin e Indrit Dokles, sipas porosisë së supozuar të Ervis Martinajt.

Lexo edhe:

Video/ MLS bën debutimin, Uzuni nis me ngjyrat më të mira duke shënuar

Nga Suel Çela e Sergei Hasanpapaj, deri tek gjyqtarja Pajtime Fetah, SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur, mes tyre edhe dy gazetarë

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe Fred Xhixha, i cili në këtë skenar i atribuohet roli i ndërmjetësit që ka mundësuar një takim mes Nuredin Dumanit dhe Vis Martinajt.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.

Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;

“Grup i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.

Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.

Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera.

Tags: arrestimReneaUshtaret e martinaj

Nga Kategoria

Video/ MLS bën debutimin, Uzuni nis me ngjyrat më të mira duke shënuar
Aktualitet

Video/ MLS bën debutimin, Uzuni nis me ngjyrat më të mira duke shënuar

22 Shkurt, 2026
Aktualitet

Nga Suel Çela e Sergei Hasanpapaj, deri tek gjyqtarja Pajtime Fetah, SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur, mes tyre edhe dy gazetarë

22 Shkurt, 2026
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Aulon Kalasë për hetimin e faljes së gjobave nga SPAK-ut.
Lajme

Kriminalitet i organizuar, trafiku i drogës ndërkombëtare dhe korrupsioni: SPAK përfundon hetimet dhe dërgon 21 të pandehur në gjykatë.

22 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Video/ MLS bën debutimin, Uzuni nis me ngjyrat më të mira duke shënuar

Video/ MLS bën debutimin, Uzuni nis me ngjyrat më të mira duke shënuar

22 Shkurt, 2026

Nga Suel Çela e Sergei Hasanpapaj, deri tek gjyqtarja Pajtime Fetah, SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur, mes tyre edhe dy gazetarë

22 Shkurt, 2026

Më shumë se 1,500 të burgosur politikë venezuelas kërkojnë amnisti Kjo shpallje nga kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës vjen në një kohë kur SHBA-të po bëjnë presion pas kapjes së ish-Presidentit Nicolás Maduro.

22 Shkurt, 2026
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Aulon Kalasë për hetimin e faljes së gjobave nga SPAK-ut.

Kriminalitet i organizuar, trafiku i drogës ndërkombëtare dhe korrupsioni: SPAK përfundon hetimet dhe dërgon 21 të pandehur në gjykatë.

22 Shkurt, 2026

Pakistani goditje ndaj Afganistanit, Talebani njofton për dhjetëra të vdekur; Pakistan justificon si hakmarrje për sulmet vetëvrasëse të fundit. 53 minuta më parë, Azia.

22 Shkurt, 2026
Podkasti “Flasim”: Rama njofton rritje pagash për 720 policë, inspektori në RENEA do të marrë 1600 euro

Podkasti “Flasim”: Rama njofton rritje pagash për 720 policë, inspektori në RENEA do të marrë 1600 euro

22 Shkurt, 2026

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: U ulëm me krenari në në tryezën që po hap një kapitull të ri!

22 Shkurt, 2026

Chelsea lëshon një deklaratë për të dënuar abuzimin racor të turpshëm ndaj Wesley Fofana.

22 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.