Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij.
Në një konferencë për shtyp, Trump e ka cilësuar arrestimin e Maduros si aksioni më i fortë i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas tij askush nuk mund ta bënte aksionin që bëri Amerika.
“Ishte aksioni me i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemrës të Karakasit. “çekiçi i Mesnatës” u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa as një gabim gjatë ekzekutimin. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë”, tha Trump.
Ai shtoi se sulmi i parë ka qenë “një sukses i plotë”, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për një valë të dytë, shumë më të madhe sulmesh.
“Ne mendojmë se një valë e dytë do të ishte e nevojshme, por tani për tani ndoshta nuk ka më nevojë. Megjithatë, jemi plotësisht të përgatitur”, deklaroi ai.











