• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arrestimi i ish-ushtarakut, zbardhet dëshmia/ Armët vinin nga Kosova dhe u shiteshin grupeve kriminale në Fresk dhe Kamëz

10 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e ish-ushtarakut Altin Celami, i cilu ra në prangat e bluve dy ditë më parë pasi akuzohet se furnizonte me armë vrasësit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime për mediat bëjnë me dije se Celami ishte mbajtur prej disa javësh nën vëzhgim nga policia, ndërkohë që përdorte një taksi me qëllim për t’u “shpëtuar” policisë dhe të kamuflohej për të furnizuar me armë grupet kriminale.

Në dëshminë e tij, ish-ushtaraku ka deklaruar se armët ishin të tijat dhe i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndonëse nuk ka dashur që të japë më tepër detaje.

Lexo edhe:

Operacion i madh antidroge në Tiranë, arrestohen 22 persona, mes tyre dy drejtorë

Aksion antidrogë në Pogradec, një person i ndaluar

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Altin Celami, 46 vjeç dhe banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë teksa drejtonte automjetin tip taksi. Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Dyshohet se armët u shiteshin grupeve kriminale në Fresk dhe Kamëz dhe nuk ishte hera e parë që bëhej një rrugë e tillë.

Policia kishte dokumentuar disa raste të tilla, të paktën 10 raste. Gjithashtu bëhet me dije se një pjesë e pistoletave vinin nga Kosova dhe ishin armë që modifikoheshin në banesë, në mënyrë që të përdoreshin vetëm një herë dhe pastaj të shkriheshin ose të hidheshin.

Kjo ishte një metodë që Celami e përdorte në mënyrë që grupet kriminale t’i blinin përsëri armët tek ai, pasi kjo lloj arme ishte e vështirë të gjurmohej.

Altin Celami nuk është një emër i panjohur për autoritetet e zbatimit të ligjit, pasi është arrestuar dhe tre vite më parë, për të njëjtën akuzë, se blinte armë zjarri kundrejt pagesës dhe më pas ua shiste ato grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë.

46 vjeçari ka qenë ushtarak në Repartin e Pezë Helmësit, por për arsye të panjohura ishte pezulluar nga shërbimi, deri kur u arrestua në 2022.

Nga Kategoria

Aktualitet

Operacion i madh antidroge në Tiranë, arrestohen 22 persona, mes tyre dy drejtorë

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Aksion antidrogë në Pogradec, një person i ndaluar

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

24 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Qeveria ofron më shumë se 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria ofron më shumë se 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

24 Dhjetor, 2025

Ndalohet përsëri peshkimi në Gjirin e Biskajës në vitin 2026 pas suksesit në zvogëlimin e vdekjeve të delfinëve.

24 Dhjetor, 2025

Operacion i madh antidroge në Tiranë, arrestohen 22 persona, mes tyre dy drejtorë

24 Dhjetor, 2025

Dy punonjës policie humbasin jetën nga një shpërthim në Moskë

24 Dhjetor, 2025

Skandali me diplomat false, arrestohet ambasadori polak në Francë

24 Dhjetor, 2025

Dekoratat e Krishtlindjeve sjellin atmosferë festive në Damask

24 Dhjetor, 2025

Bombë vetëvrasëse në një xhami në Nigeri, raportohet për viktima

24 Dhjetor, 2025

Aksion antidrogë në Pogradec, një person i ndaluar

24 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.