Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se i burgosuri identifikuar si Daut Laze ka arritur që të “thyejë” sigurimin dhe të arratiset gjatë natës. Ky shtetas rezulton të ishte i dënuar për dhunë në familje.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia është “ngritur në këmbë” dhe po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.