• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Argumentet e 3 gjyqtarëve kundër Ballukut në Kushtetuese

12 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në një mbledhje që zgjati rreth 2 orë Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë në detyrë zëvendëskryeministren Belinda Balluku deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në favor të kërkesës së qeverisë votuan 5 anëtarët: Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Genti Ibrahimi, Sandër Beci dhe Marjana Semini ndërsa kundër, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Ilir Toska.

Shumica që e ktheu Ballukun në detyre argumentoi se pezullimi i saj “rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërore gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore”.

Lexo edhe:

Tensione, dasmë dhe një largim i papritur në Big Brother VIP 5

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, ja çfarë pritet

Por në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është edhe mendimi i pakicës. Sipas tre gjyqtarëve, ky argumentim nuk qëndron “pasi nuk verifikohet prania e pasojave të pariparueshme në masë të rëndë, pra në atë masë që të shkojë përtej masës normale të kufizimit, në veçanti në pikëpamje të urgjencës”.

Tre gjyqtarët thonë se argumenti i qeverisë se “Këshilli i Ministrave del jashtë funksionit për shkak të pezullimit nga detyra të një prej anëtarëve të tij, nuk është bindës për sa kohë bëhet fjalë për organ kolegjial, i cili i merr vendimet në mënyrë kolegjiale, me shumicën e votave”.

Xhaferllari, Vokshi dhe Toska shprehen se qeveria “nuk tregon që nuk ka mjete të tjera në dispozicion më pak të dëmshme për të adresuar situatën e krijuar”.

Pakica në mbledhjen e Kushtetueses shpreht se kjo Gjykatë nuk ka vendosur asnjëherë më parë të pezullojë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore jo vetëm kur janë ende në ankim e sipër nga palët, por edhe kur ato janë bërë përfundimtare për efekt të kontrollit kushtetues, pra kur kanë ezauruar rrugën e rregullt të ankimit gjyqësor në gjykatat më të larta.

“Megjithatë rasti konkret është edhe më delikat, pasi bëhet fjalë për vendime gjyqësore të cilat janë ende në proces kontrolli nga sistemi i gjykatave të zakonshme, aktualisht në gjykatën e posaçme të shkallës së dytë. Në këtë pikëpamje, vendimet gjyqësore duhet të ndjekin rrugën ligjore procedurale të ankimit në gjykatat e zakonshme dhe ndërhyrja nga Gjykata me vendim për pezullimin e efekteve të tyre në vetvete dëmton mirëadministrimin e drejtësisë” – shprehen në qëndrimin e tyre 3 gjyqtarët e kushtetueses.

Sipas tyre, kjo bie ndesh me kushtetutën që mbron integritetin e veprimtarisë së gjykatave nga çdo ndërhyrje gjatë kohës që çështja është në juridiksion gjyqësor.

“Nën këtë optikë, ne gjyqtarët në pakicë çmojmë se në kontekstin e fakteve të paraqitura nga kërkuesi, pezullimi i vendimeve gjyqësore të shkallës së parë, që presin të shqyrtohen në apel shkakton pasoja të tilla, që jo vetëm nuk zgjidhin ndonjë mosmarrëveshje kushtetuese, por dëmtojnë ekuilibrin e drejtë kushtetues që duhet të ekzistojë midis interesave që janë të pranishëm në çështjen konkrete” – shprehen gjyqtarët në pakicë.

Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi çmojnë se vendimi i GJKKO nuk duhet të ishte pezulluar edhe për faktin se ishin kundër kalimit të çështjes së kërkuar nga Rama për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotësohen kriteret paraprake të pranueshmërisë.

Nga Kategoria

Lajme

Tensione, dasmë dhe një largim i papritur në Big Brother VIP 5

3 Mars, 2026
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, ja çfarë pritet

3 Mars, 2026
Aktualitet

“Balluku kapet me vjedhje, Rama e mbron”/ ‘Foltore’, Berisha: 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi

3 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spekulimet për shëndetin e Trump pas njollës në qafë, reagon mjeku personal i presidentit

3 Mars, 2026

Alarm në Lindjen e Mesme, F-35B britanik përplaset me dron iranian

3 Mars, 2026

Tensione, dasmë dhe një largim i papritur në Big Brother VIP 5

3 Mars, 2026

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, ja çfarë pritet

3 Mars, 2026

Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

3 Mars, 2026

Ndërtesa e Asamblesë së Ekspertëve të Iranit goditet nga sulm ajror

3 Mars, 2026

Trump thirrje iranianëve: Mos dilni ende të protestoni, ka shumë rrezik nga bombat

3 Mars, 2026

Dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve, nisin hetimet për shoferin e ambulancës në Itali

3 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.