Protesta e PD në bulevardin‘Dëshmorët e Kombit’ po fillon, por pjesëmarrja është e ulët. Krahas eksponentëve të tjerë të PD-së, në shesh është vënë re edhe prania e vajzës së liderit të PD-së, Argita Berishës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi i cili është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
PD kërkon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandaleve të fundit të korrupsionit. Numri dy i qeverisë është nën akuzë nga SPAK.










