Kylian Mbappé ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi dhe ende nuk është rikthyer në fushë. Megjithatë, trajneri Álvaro Arbeloa ka dhënë një përditësim pozitiv për gjendjen e sulmuesit francez.
Sipas Arbeloas, gjendja e Mbappé është përmirësuar ndjeshëm dhe rikthimi i tij pritet shumë shpejt.
“Mbappé ndihet shumë më mirë tani. Ai është përmirësuar dukshëm dhe duhet të rikthehet shumë shpejt”, deklaroi Arbeloa.
Real Madrid do të përballet me Manchester City në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League të mërkurën, më 11 mars, me fillim nga ora 21:00.
Mbappé ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit. Deri tani këtë sezon ai ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë 5 asistime.











