Në një episod të Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ndau një moment prekës, duke folur për humbjen e nënës së saj, një dhimbje që e ndihet madje edhe pas 13 vjetësh.
Ajo e përshkroi këtë humbje si më të vështirën e jetës së saj, duke theksuar se asnjë sfidë tjetër, përfshirë periudhën kur bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, ishte përballur me Gjykatën Speciale në Hagë, nuk kishte qenë aq e rëndë.
Anita, me emocione gjatë bisedës, shpjegoi se kur humbi nënën, ndjeu një boshllëk të madh dhe një ndjenjë të thellë vetmie. “Kur e kam humbur mamin, aty kam mbetur shumë vetëm. Shumë vetëm,” tha ajo. Kjo ndjenjë e vetmisë e ndihmon të kuptojë më mirë përjetimet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.
Mungesa e nënës i prek Anitës edhe në përditshmërinë e saj, sidomos kur sheh miqtë që kalojnë kohë me prindërit e tyre. “Kur shoqet e mia shkojnë te mamatë e tyre, u them: hajde kënaqu, shijoje, sepse je me fat që e ke,” tha ajo, duke theksuar vlerën dhe ndikimin që kanë prindërit në jetën e individëve.











