Angelina Jolie u shfaq në premierën e filmit të saj më të ri, “Couture”, që u mbajt në Paris, me një pamje që përputhej me atmosferën e filmit. Aktorja vishte një fustan të gjatë gjysmë-transparent, të zbukuruar me perla metalike, që krijonin një dizajn të hollë lulesh në ngjyrë argjendi. Fustani kishte mëngë të shkurtra dhe një siluetë të përshtatur, me një fund të dekoruar me rripa delikatë që lëviznin me çdo hap. Jolie e kompletoi pamjen me këpucë të zeza me majë të mprehtë dhe bizhuteri minimale, duke ruajtur një stil të elegant dhe të thjeshtë.
Premiera përbënte një moment të rëndësishëm për Jolie, e cila interpreton Maxine Walker, një regjisore amerikane që përballet me një diagnozë për kancer të gjirit gjatë Javës së Modës në Paris. Ajo theksoi se ky film është shumë personal për të, pasi shëndeti i grave dhe kanceret e grave janë çështje shumë të rëndësishme për të.
Regjisorja e filmit, Alice Winocour, ka bërë të ditur se “Couture” nuk është thjesht një film mbi industrinë e modës. Sipas saj, “është një film për një grua që mëson se ka kancer dhe nuk është një film për kancerin.” Winocour e përshkroi filmin si një histori për lidhjet emocionale mes personazheve, duke e theksuar solidaritetin mes grave. Ajo lidhi historinë e Maxine me atë të një vajze të re afrikane që arrin në Paris dhe përballet me ashpërsinë e jetës, duke treguar se si përvoja të ndryshme mund të krijojnë lidhje.
Pikërisht ky fokus mbi historitë individuale dhe përvojat emocionale e bën “Couture” të rëndësishëm, ndihmon në krijimin e një kuptimi më të thellë të sfidave me të cilat përballen gratë dhe rëndësinë e solidaritetit mes tyre. Filmi shpresohet të nxjerrë në pah forcën dhe qëndresën e grave, gjë që u pasqyrua edhe në fjalët e Jolie gjatë premierës.









