Carlo Ancelotti do të vazhdojë të drejtojë Seleção deri në verën e 2030, pasi ka arritur një marrëveshje verbale për rinovimin e kontratës me Federatën Brazilianë të Futbollit (CBF), me nënshkrimin zyrtar që pritet të ndodhë në shkurt.
Sipas Globo, kontrata e re do të jetë në fuqi deri në Kupën e Botës 2030, duke i dhënë Ancelotti një cikël të plotë tjetër në krye të kombëtares. Bisedimet për rinovim nisën që në tetor dhe vazhduan deri në fund të vitit. Drejtuesit e federatës vlerësuan se procesi ishte i qetë dhe konstruktiv, me trajnerin që miratoi kushtet e propozuara.
Për t’ju kujtuar, Ancelotti tashmë është trajneri më i paguar ndërkombëtar, duke fituar rreth 10 milionë euro në vit. Kushtet financiare të kontratës së re pritet të mbeten të ngjashme, me mundësinë e rregullimeve për shpërblime të bazuara në performancë. Kontrata aktuale gjithashtu përfshin një shpërblim prej 5 milionë euro nëse Brazili fiton Kupën e Botës 2026.










