Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku ky i fundit vlerëson angazhimin e Donald Trump gjatë një viti në detyrë.
Në mesazh Rubio shkruan se vetëm brenda një viti Presidenti Donald Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forces.
“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, shkruhet në postim.










