Dy futbollistë të Tottenham, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik gjatë rrugës për në aeroport, përpara udhëtimit të ekipit drejt Frankfurtit për ndeshjen e Champions League kundër Eintracht Frankfurt.
Ngjarja ndodhi këtë mëngjes dhe, si pasojë, nisja e Tottenham drejt Frankfurtit u vonua. Trajneri i Spurs, Thomas Frank, ka konfirmuar se të dy lojtarët janë mirë dhe jashtë rrezikut, madje ka edhe mundësi që ata të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur pasi i ka plasur një gomë në makinën me të cilën udhëtonin. Falë aktivizimit të airbag-ëve, të dy lojtarët i kanë shpëtuar pa pasoja serioze.











