Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme.
Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.
Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve.
Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës. Ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen!











