Hansi Flick nuk ka vetëm formën dhe lodhjen e lojtarëve në mendje para sfidës ndaj Newcastle, por edhe rrezikun e pezullimeve. Barcelona ka katër lojtarë “në limit”, vetëm një karton i verdhë larg skualifikimit, dhe tre prej tyre pritet të jenë titullarë të martën.
Në rrezik janë Lamine Yamal, Fermín López dhe Gerard Martín, të cilët nëse ndëshkohen me të verdhë, do të mungojnë në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Për Lamine theksi është te qetësia dhe shmangia e reagimeve, ndërsa Fermín dhe Gerard e kanë edhe më të vështirë ta shmangin kartonin për shkak të stilit të tyre intensiv dhe agresiv në duele.
Në rast pezullimi, Dani Olmo pritet të jetë alternativa kryesore për Fermín, ndërsa për Gerard Martín zëvendësimi më i mundshëm është Ronald Araújo.
Lojtari i katërt në rrezik është Marc Casadó, i cili sipas pritshmërive do ta nisë nga stoli, por gjithsesi mund të ndëshkohet nëse aktivizohet në pjesën e dytë.
Nga ana tjetër, te Newcastle në rrezik kartonësh janë vetëm dy lojtarë: Joelinton dhe Dan Burn. Vlen të theksohet se kartonët në Champions League akumulohen deri në gjysmëfinale, ndaj kujdesi është maksimal për të gjithë ata që janë “në limit”.











