Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit pranë një qendre ndihmash në veri të qytetit Rafah, në Rripin e Gazës. Lajmi është konfirmuar nga Kompleksi Mjekësor Nasser dhe është raportuar nga rrjeti Al Jazeera.
Sipas burimeve nga terreni, bombardimi ndodhi në një zonë të populluar me civilë të zhvendosur, të cilët prej javësh kërkojnë strehim dhe ndihma bazë për të mbijetuar.Nuk dihet ende nëse qendra e ndihmave ishte shënjestër e drejtpërdrejtë apo u godit si pasojë e sulmeve në zonat përreth.
Situata humanitare në Gaza vijon të jetë alarmante, ndërsa numri i viktimave rritet nga dita në ditë.