Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.
GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Në përfundim të procedurave të ekstradimit 37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve. Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar D. B., nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.
Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi D. B, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.