Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta dhe 4 të pandehurit e tjerë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka caktoi 27 prillin si datë në të cilën do të nisë seanca e parë në themel.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku formën e procedurës së shkurtuar.
Mbi këtë kërkesë do të shprehet trupa gjykuese në themel, në rast se do të pranohet ndarja e Kryemadhit dhe e Metës nga tre të pandehurit e tjerë, apo nëse ata do të gjykohen si grup.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Metën dhe Kryemadhin për veprat penale pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim e fshehje pasuri











