• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Aktorët e Teatrit Kombëtar për skandalin e shpërdorimit të fondeve publike: Altin Basha kthe paratë

22 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Kulturë, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorët e Teatrit Kombëtar kanë dalë me një reagim të fortë pas publikimit të një investigimi nga emisioni “Piranjat”, që hetoi për shpërdorimin e buxhetit të institucionit të teatrit. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shprehen të shqetësuar dhe të revoltuar për manipulimet me fondet publike, duke e quajtur këtë një abuzim të madh që ka dëmtuar Teatrin Kombëtar dhe punën e aktorëve që e përfaqësojnë atë.

Aktorët shpjegojnë se gjatë ditëve të fundit, ata ishin dëshmitarë të investigimit të “Piranjave”, ku u zbulua sesi fondet publike për Teatrin zhduken në mënyrë të padrejtë.

Ata theksojnë se Ministria e Kulturës ka investuar në mënyrë të sinqertë për mbështetje, por fondet përfunduan në duar të gabuara, dhe nuk shkuan për mbështetje të Teatrit. Aktorët gjithashtu theksojnë se faturat e rreme dhe shpenzimet e dyshimta janë përdorur për interesat personale të individëve, duke akuzuar drejtorin e Teatrit, Altin Basha, dhe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha, për përfshirjen në këtë skandal.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, komshiu plagos me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve

Konfliktohen 2 persona në Sarandë, plagoset një prej tyre

Deklarata e aktorëve:

“Këto ditë u bëmë dëshmitarë të një investigimi të emisionit ‘Piranjat’ për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken. Sesi Ministria e Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës.


Buxheti i Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Janë ca fatura ‘fake’ qepur në xhepa personale! Janë ca grimiere fantazëm… Janë ca ekspertë të audio-vizualëve fantazëm! Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor i Teatrit:


Çfarë ka bërë z. Saliasi në shfaqjen ‘Vojçek’? Asgjë! Askush nuk e ka parë asnjë sekondë! Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht, se janë të Teatrit. Pyesim publikisht z. Basha, çfarë ka bërë znj. Shuta në shfaqjen ‘Vojçek’? A ka grimuar ajo në shfaqjen ‘Vojçek’? Asnjë sekondë aty! Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht, se janë të Teatrit. LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre! MBROJE TEATRIN SOT!”

Gjatë një përballjeje me gazetaren e “Piranjave”, Basha ka kërkuar një takim zyrtar për të diskutuar çështjen, ndërsa bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, ka mohuar çdo lidhje me fondet e kostumeve të shfaqjes “Vojçek”, të cilat ishin një nga pikat kryesore të investigimit.

Ky reagim i aktorëve ka ndezur një debat të gjerë në shoqërinë shqiptare, ku shumë prej tyre kërkojnë përgjegjshmëri dhe transparencë për shpërdorimin e fondeve publike që duhet të shërbenin për zhvillimin e kulturës dhe artit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, komshiu plagos me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Konfliktohen 2 persona në Sarandë, plagoset një prej tyre

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Noizy publikon albumin ‘ICON’, surpriza dhe bashkëpunime

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kiev, si pasojë e sulmeve ruse

6 Qershor, 2025

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, komshiu plagos me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve

6 Qershor, 2025

Konfliktohen 2 persona në Sarandë, plagoset një prej tyre

6 Qershor, 2025

Noizy publikon albumin ‘ICON’, surpriza dhe bashkëpunime

6 Qershor, 2025

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me para të padeklaruara/ Arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë

6 Qershor, 2025

Zbulohet parcela me 223 fidanë kanabis, në pranga 24-vjeçari në Fier

6 Qershor, 2025

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

6 Qershor, 2025

Avioni nga Berlini në Milano goditet nga trubulencat e forta, 8 pasagjerë të plagosur

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.