Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksioni i policisë në Shkozet mbrëmjen e sotme. Mësohet se dy nga të arrestuarit janë kapur nga policia me armë zjarri me vete.
Mësohet se dy personat e arrestuar janë përsëritës të kësaj vepre penale ndërsa blutë e Durrësit kanë sekuestruar armën e zjarrit.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe verifikimet nëse personat e arrestuar janë të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale. Identitetet e të arrestuarve ende nuk bëhen me dije ndërsa të tjera detaje priten në vijim.