Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore. Sipas informacionit të paraqitur, shtetasi G. N., 30 vjeç, që po drejtonte automjetin, ka goditur shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banore e Kukësit.
Pas aksidentit, këmbësorja është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk janë japur detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Ky incident ka sjellë shqetësim në komunitet dhe ngre pyetje mbi sigurinë në këtë aks rrugor, i cili është më i frekuentuar sidomos gjatë sezonit turistik.
Drejtuesi i automjetit, G. N., është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e DVP Kukës për t’u marrë në pyetje. Grupi hetimor ka filluar punën për të zbardhur detaje në lidhje me shkakun e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ka ndonjë shkelje të ligjit nga ana e shoferit.










