Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit.
Sipas raportimeve, përplasja e një kamioni dhe një automjeti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Kalimash ndërsa policia mësohet se ndodhet në vendngjarje.
Të plagosurit po dërgohen drejt spitalit ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Aksidenti fatal ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokimin e rrugës ndërsa në pamjet e siguruara duket qartë që trafiku është rënduar.









