Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Golem të Lushnjes.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip “Golf 5”, i cili ka goditur nga pas mjetin tip “Mercedes C Class”.
Nga përplasja e fortë dy automjetet kanë mbetur plotësisht të shkatërruara, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit “Golf 5” është shoqëruar në komisariat.











