Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në segmentin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Shoferi i një automjeti tij “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Tre personat që ndodheshin në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.