Një aksident rrugor është shënuar mbasditen e kësaj të marte në segmentin rrugor Vrion – Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç.
Pas njoftimit të ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, sipas bluzave të bardha 49-vjeçari nga rënia ka marrë disa dëmtime deri edhe thyer brinje dhe do transportohet me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë.









