Klos – Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda një tuneli, janë përplasur mes tyre tre automjete, të drejtuara nga shtetasit L.R., K.A. dhe I.Z.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi K.A. dhe motra e tij, të cilët u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.