Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në Fier, në aksin rrugor Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mur rrethues, anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.