Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Burrel.
Një automjet ka rënë nga ura e Ulzës, teksa ishte duke udhëtuar, dhe për pasojë ka përfunduar pranë lumit dhe shkëmbinjve.
Siç mund të shihet dhe nga pamet, makina është përmbysur, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferit.










