Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në aksin “Levan–Tepelenë”, në fshatin Poçem. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, njëri i drejtuar nga shtetasi B. H., dhe tjetri nga shtetasi L. A.
Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi L. A., si edhe dy pasagjere, M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe. Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










