Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











