Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak. Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.
Sipas të dhënave, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.










