Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 11:30, në aksin Klos–Burrel, ku janë përplasur dy automjete dhe një motomjet.
Sipas informacionit paraprak nga policia, në aksident janë përfshirë mjetet e drejtuara nga shtetasit G.N., S.S. dhe Xh.T. Si pasojë e përplasjes, dy persona, G.N. dhe Xh.T., kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.