Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku ka humbur jetën një 69-vjeçar.
Mësohet se shtetasja me iniciale Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, ka përplasur me makinë viktimën, teksa ky i fundit lëvizte me biçikletë.
Sipas bluve, qytetari me iniciale R. B., 69 vjeç, ka humbur jetën në spital.
“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital’, sqaron policia.








