Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë-Levan .
Një automjet tip Benz, duke lëvizur me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e ngjarjes, pesë persona kanë marrë lëndime dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.










