Një aksident rrugor ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, mesditën e kësaj të premteje. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një kamion dhe për pasojë raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës.
Makina është ndarë në dysh si pasojë e përplasjes së fortë.
Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.









