Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum.
Një automjet ka përplasur një shtetas që po udhëtonte me biçikletë i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.










