Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut, ku një avion pasagjerësh ka rrëshqitur nga pista gjatë uljes dhe ka përfunduar në det.
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi rreth orës 03:50 me orën lokale, kur avioni i linjës Emirates, që mbërrinte nga Dubai, humbi kontrollin në pistën veriore dhe doli jashtë saj.
Si pasojë e aksidentit, dy persona që ndodheshin në një automjet të shërbimeve tokësore humbën jetën, ndërsa katër anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan dhe u transportuan në spital.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë avionin pjesërisht të fundosur pranë murit detar të aeroportit, me pjesën e përparme mbi sipërfaqen e ujit dhe bishtin e shkëputur.
Pas ngjarjes, pista veriore u mbyll përkohësisht, ndërsa aeroporti konfirmoi se pistat jugore dhe qendrore do të vazhdojnë funksionimin normal. Në një deklaratë zyrtare, Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut tha se fluturimet nuk do të funksionojnë gjatë ditës së hënë.








