Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë të Fierit, pranë FNSH-së.
Një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, të cilët ishin duke kaluar rrugën.
Si pasojë e përplasjes, çifti ka marrë dëmtime në trup dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.









