Një aksident i rëndë ajror është regjistruar pasditen e sotme në Mbretërinë e Bashkuar, ku një avion është rrëzuar në zonën Littleborough, në Greater Manchester.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja dyshohet të ketë ndodhur pranë Liqenit Hollingëorth dhe zonës Blackstone Edge. Banorë të zonës kanë raportuar praninë e disa njësive të emergjencës pranë Liqenit Hollingworth, ndërsa mësohet se në momentin e rrëzimit në avion dyshohet se ndodheshin dy persona.

Vendodhja e sakte ku u rrezua avioni
Një zëdhënës i Policisë së Greater Manchester deklaroo më herët se: “Shërbimet e emergjencës po i përgjigjen raporteve për rrëzimin e një avioni të lehtë në zonën e Littleborough. Aktualisht ndodhemi në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e plota dhe për të vlerësuar nëse ka persona të lënduar.”
Autoritetet kanë bërë të ditur se një perimetër sigurie është duke u vendosur, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shmangin zonën derisa të përfundojnë hetimet.








