Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Vlorë–Orikum, afër fshatit Radhimë, kur një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, i drejtuar nga shtetasi G.D., ka përplasur katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, të katër kafshët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Sipas informacionit të parë nga grupi hetimor, automjeti është raportuar se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Për këtë arsye, drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e policisë rrugore të qytetit të Vlorës.
Investigimi i aksidentit do të trajtojë shkaqet e incidentit, duke marrë parasysh edhe treguesit e shpejtësisë së automjetit në momentin e përplasjes.











