• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

‘Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral’, Berisha: Balla, kriminel që trafikonte prostituta

6 Mars, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë nga Taulant Balla ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha e akuzoi Ballën për lidhje me krimin dhe e cilësoi atë si pjesë të një organizate kriminale, që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

“Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, anëtar i organizatës kriminale të Edi Ramës”, u shpreh Berisha, duke shtuar se ai e ka denoncuar prej kohësh për veprimtari kriminale.

Lexo edhe:

Betimi i ministrave, Berisha: Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut

Shkon 182 lekë çmimi i naftës në Durrës, ja sa u rrit çmimi në bursë

Sipas Berishës, Balla është përmendur në denoncime të ndryshme për lidhje me trafik prostitucioni dhe me elementë të krimit të organizuar, duke pretenduar se për këto raste ekzistojnë edhe materiale në dosje gjyqësore.

Kreu i PD ngriti gjithashtu akuza se Balla ka pasur lidhje me persona të përfshirë në veprimtari kriminale në Elbasan dhe se ka ndërhyrë në raste të ndryshme që lidhen me hetime apo lirime personash të dyshuar.

“Taulant Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan ka urdhëruar të vendoset revole në murin e oborrit të një familjeje për ta quajtur revole të fshehur. Ai është krimineli që ka liruar bashkë me Vath Stakën dy terroristët që i vendosën Lulzim Kullës tritolin nën shalën e biçikletës, kjo është në dosje. Urdhërohet nga Suel Çela që bashkë me Vath Stakën të lirojnë terroristët që vendosën tritol dhe ata u liruan. Taulant Balla është krimineli i cili është i dokumentuar duke biseduar me Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës, ku ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër meje. Ai është krimineli që po bën çdo përpjekje të lirojë vëllanë e Suel Çelës, po bën përpjekje për ta nxjerrë. Ai është krimineli që u mor me lirimin e automjeteve me të cilat u sollën 5 milion euro për kartelin e drogë Çela. Ai është krimineli që në biseda me Mario Çelën zotohet se do arrestojë kundërshtarët e grupit Çela që ata të garantojnë votat”, u shpreh ai.

Duke komentuar gjuhën e përdorur nga Balla ndaj Vokshit, Berisha tha se ajo reflekton, sipas tij, sjelljen e një politikani që nuk respekton normat morale dhe ligjore.

Ai shtoi se do të kërkojnë të verifikohet nëse deklaratat e Ballës janë bërë me urdhër të kryeministrit Rama, duke pretenduar se sulmet ndaj Vokshit lidhen me qëndrimet e saj dhe me reagimet e komunitetit ndërkombëtar ndaj qeverisë.

“Autori i vërtetë i asaj rrugaçërie është Edi Rama”, deklaroi Berisha në përfundim të reagimit të tij.

Nga Kategoria

Aktualitet

Betimi i ministrave, Berisha: Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut

6 Mars, 2026
Aktualitet

Shkon 182 lekë çmimi i naftës në Durrës, ja sa u rrit çmimi në bursë

6 Mars, 2026
Aktualitet

Përplasen dy automjete në Lezhë, një prej shoferëve në gjendje të rëndë, transportohet te “Trauma”

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

‘Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral’, Berisha: Balla, kriminel që trafikonte prostituta

6 Mars, 2026

Betimi i ministrave, Berisha: Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut

6 Mars, 2026

Shkon 182 lekë çmimi i naftës në Durrës, ja sa u rrit çmimi në bursë

6 Mars, 2026

E PAPRITUR/Zgjidhet misteri detar 150-vjeçar!

6 Mars, 2026

Përplasen dy automjete në Lezhë, një prej shoferëve në gjendje të rëndë, transportohet te “Trauma”

6 Mars, 2026

Sara Mila: Jam e shokuar nga gjuha denigruese në kuvend, disa herë kam rënë dhe unë aty

6 Mars, 2026

SONDAZHI i L’Espresso/ Rama krah Sanchez e Macron në mesin e liderëve botërorë të besuar nga italianët, lë pas Trump dhe Mitsotakis

6 Mars, 2026

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.