Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump reagoi përmes një mesazhi ndaj udhëheqësit suprem të Iranit kur u pyet për komentet e fundit të Ajatollah Ali Khamenei se vendi i tij “nuk do të dorëzohet kurrë” në konfliktin me Izraelin.
“Unë i them, fat të mbarë”, tha Trump për CNN sot në Shtëpinë e Bardhë.I pyetur se kur do të mbarojë durimi i tij me Iranin, Trump tha: “Ai tashmë ka mbaruar – prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.” I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bashkohet, Trump u përgjigj se “Nuk mund ta them këtë”.
“Mundet ose jo. Asnjë nuk e di çfarë dua të bëj. Por mund të them këtë: Irani ka shumë problem dhe dëshiron të negociojë”, shtoi Trump më tej.
Trump vazhdoi duke thënë se negociatorët e Iranit sugjeruan që ata “të vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, megjithëse ai tha se ishte e vështirë
Ai gjithashtu tha se nuk është i sigurt se për sa kohë do të zhvillohet konflikti, me mbrojtjen ajrore iraniane të shkatërruar.
Trump gjithashtu u shpreh se beson që iranianët kanë “qëllime të këqija” me programin bërthamor të vendit. Ai shtoi se i pëlqen iranianët dhe se ka takuar shumë të tillë gjatë karrierës së tij.
Më parë, udhëheqësi suprem i Iranit e paralajmëroi Trumpin për “dëm të pariparueshëm” nëse SHBA-të bashkohen me sulmet izraelite.
Këto komente vijnë ndërsa CNN ka raportuar se Trump po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane dhe po heziton për idenë e një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në rritje të Teheranit me Izraelin.
Megjithatë, presidenti tregoi se “asgjë nuk është tepër vonë” kur bëhet fjalë për një zgjidhje diplomatike.Trump tha gjithashtu se ka folur çdo ditë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i ofruar lavde homologut të tij.