• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, dorëzohet Behgjet Pacolli: Po na shpronësojnë, shkojmë në ‘Arbitrazh’!

11 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, projekti më i madh aeroportual në ndërtim në vend, është kthyer në një betejë të hapur juridike mes aksionerëve, me pasoja që sipas kompanisë zviceriane MABCO–sprekin jo vetëm pronësinë dhe investimin, por edhe sigurinë publike dhe potencialisht financat e shtetit shqiptar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një konferencë për mediat, përfaqësuesit e kompanisë së Behgjet Pacollit deklaruan se, ndonëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare, aktualisht janë përjashtuar nga çdo e drejtë vendimmarrjeje, në atë që e quajnë “shpronësim faktik” me vendim gjykate.

Konflikti lidhet me një kontratë të pretenduar për transferimin e 47% të kuotave tek ortaku minoritar 2A Group që aktualisht ka vetëm 2% të aksioneve, ndërsa paralelisht janë dhënë dy vendime për sigurim padie nga Gjykata e Shkallës së Parë, që sipas kompanisë kanë pezulluar në tërësi të drejtën e votës për 98% të kuotave.

Lexo edhe:

22-vjeçari shqiptar në Angli dënohet me mbi 2 vite burg për pasjen e kokainës dhe 31 kavanozëve me kanabis.

Aksident i rrezikshëm afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia godet motorin, drejtuesi pëson lëndime.

Një vendim i ndërmjetëm i Apelit i kishte dhënë të drejtë kompanisë zviceriane për të vazhduar punimet, por masa u rivendos sërish nga Shkalla e Parë.

Përfaqësues të kompanisë MABCO në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e krijuar për aeroportin e Vlorës
Këshilltarja e MABCO, Ornela Çuçi, foli me tone alarmi për situatën e krijuar duke u shprehur se: “Praktikisht sot që ne jemi duke folur, MABCO që zotëron zyrtarisht 98% të aksoneve të këtij aeroporti është zhveshur plotësisht nga çdo e drejtë vendimmarrjeje duke çuar kështu në një shpronësim të saj, ndonëse ka investuar gati 18 milion euro nga pronat e saj. Shto këtu edhe shumën që është investuar në aeroport nga kredia e marrë nga Banka Kombëtare Tregtare.”

Sipas saj, pasojat nuk janë vetëm korporative. Ato prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe ecurinë e projektit.

“Sot jo vetëm që nuk kemi një aeroport të gatshëm, por mbi të gjitha nuk kemi një aeroport të sigurt sepse askush nuk e ka audituar se sa i sigurt është ky aeroport. Dhe ajo që MABCO kërkon është që të vlerësojë përmes një kompanie që është ndër më të njohurat në botë për certifikimin e aeroporteve, për certifikimin e masave të sigurisë, e teknikës, e mënyrës se si funksionon një aeroport që është SGS, e cila, po do të paguhet sërish e theksoj që do të merret përsipër të paguhet nga aksioneri 98% i këtij aeroport,” tha Çuçi.

Në thelb, kompania pretendon se është lënë jashtë çdo mekanizmi kontrolli mbi një projekt që e ka financuar me kolaterale të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të bëra publike, kredia prej 57 milion eurosh e marrë nga shoqëria koncesionare është garantuar me asete të MABCO-s, ndërsa ortaku minoritar ka barrësuar vetëm kuotat e veta.

Avokati i kompanisë, Ervin Metalla, e përshkroi situatën si një përmbysje të logjikës së ligjit tregtar: “Dhe nëse Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në kohë, sikurse radhën e parë, MABCO rezulton e shpronësuar. Ka 98% të kuotave dhe është e shpronësuar de facto me vendim gjykate.”

Ai shtroi publikisht një pyetje që në fakt është thelbi i debatit juridik: “Ju më pyesni me të drejtë: A ka të drejtë ortaku me 2% të përjashtojë ortakun që ka 98%? Jo! Nuk ka diskutim!”

Sipas Metallas, pezullimi i plotë i së drejtës së votës për 98% të kuotave është një precedent i rrezikshëm për sigurinë juridike të investimeve strategjike.

Nëse kjo situatë zgjat, paralajmërimi është i qartë: konflikti mund të zhvendoset në arbitrazh ndërkombëtar, me pasoja financiare për shtetin shqiptar, duke qenë se bëhet fjalë për një kontratë koncesionare.

Ndërkohë, drejtori juridik i Mabetex në Zvicër, Korab Troplica, deklaroi se situata ka kaluar përtej vendimit formal të gjykatës, duke u shoqëruar me veprime që ai i konsideron abuzive.

 “Mirë që gjykata ka vendosur pezullimin e të drejtës së votës, por ka edhe një zhvillim interesant që unë besoj, ortaku me pakisë, me 2% e ka përvetësuar totalisht shoqërinë VIA tani dhe mirë që nuk na le të votojmë, sipas vendimit të gjykatës, por as na informon kur ka mbledhje asambleje, që unë jam i detyruar të informohem, të vij të marr pjesë.”

Ai shtoi se: “Pra ka eksese, përtej vendimit të gjykatës i cili është i papranueshëm ligjërisht, ka eksese për mënyrën se si po zbatohet vendimi i gjykatës.”

Në thelb, sipas MABCO-s, aksioneri minoritar 2A Group jo vetëm ka përfituar nga vendimet e padrejta të gjykatave, por ka marrë kontroll të plotë mbi administrimin e shoqërisë, pa transparencë dhe pa përfshirjen e investitorit kryesor.

Nëse pretendimet e kompanisë provohen në themel, rasti i Aeroportit të Vlorës rrezikon të kthehet në një precedent të rëndë për klimën e investimeve në Shqipëri: një aksioner me 98% që deklaron se është i përjashtuar nga prona e vet dhe një projekt strategjik i bllokuar në mes të proceseve gjyqësore ku preket siguria e një infrastrukture që pritet të mirëpresë mijëra pasagjerë.

Në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, gjyqi për Aeroportin e Vlorës rezulton të jetë një çështje e dyshimtë për sigurinë juridike të koncesioneve dhe për koston që mund të paguajë shteti shqiptar nëse kjo çështje përfundon përtej kufijve, në një sallë arbitrazhi ndërkombëtar.

Nga Kategoria

22-vjeçari shqiptar në Angli dënohet me mbi 2 vite burg për pasjen e kokainës dhe 31 kavanozëve me kanabis.
Aktualitet

22-vjeçari shqiptar në Angli dënohet me mbi 2 vite burg për pasjen e kokainës dhe 31 kavanozëve me kanabis.

11 Shkurt, 2026
Aksident i rrezikshëm afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia godet motorin, drejtuesi pëson lëndime.
Aktualitet

Aksident i rrezikshëm afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia godet motorin, drejtuesi pëson lëndime.

11 Shkurt, 2026
Aktualitet

A është raketa hipersonike e sapotestuar e Evropës përgjigjja për Rusinë?

11 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

22-vjeçari shqiptar në Angli dënohet me mbi 2 vite burg për pasjen e kokainës dhe 31 kavanozëve me kanabis.

22-vjeçari shqiptar në Angli dënohet me mbi 2 vite burg për pasjen e kokainës dhe 31 kavanozëve me kanabis.

11 Shkurt, 2026

Legjenda e futbollit David Beckham bashkohet me studentët në Doha për një ditë të mbushur me qeshje, mësime jete dhe lojë në fushë, si pjesë e programit “Qytete të Shëndetshme”.

11 Shkurt, 2026

Harry Redknapp kthehet! Legenda e Tottenhamit tregon se dëshiron të zëvendësojë Thomas Frank si trajner.

11 Shkurt, 2026

Pronarët e bareve në Zvicër përballen me pyetje nga avokatët e viktimave në lidhje me katastrofën e zjarrit. Jacques Moretti pyetet nga avokatët për katastrofën e zjarrit në Ditën e Vitit të Ri në Crans-Montana, e cila la pas 41 të vdekur.

11 Shkurt, 2026
Aksident i rrezikshëm afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia godet motorin, drejtuesi pëson lëndime.

Aksident i rrezikshëm afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia godet motorin, drejtuesi pëson lëndime.

11 Shkurt, 2026

Ciklon i fuqishëm shkakton vdekjen e të paktën 20 personave në portin e Madagaskarit, drejtoria e menaxhimit të fatkeqësive thotë se rrugët janë të pakalueshme me pemë të shkëputura, shtylla të energjisë të thyera dhe nëntëdhjetë përqind e çative të rrëzhuara.

11 Shkurt, 2026

A mund të jetë sistemi juaj i sigurisë në shtëpi kërcënimi më i madh? Një defekt i rëndësishëm në dizajnin e pajisjeve të reja të sigurisë për shtëpi të Gjen 4 nga Shelly mund të lërë miliona shtëpi evropiane të ekspozuara ndaj sulmeve, thonë Pen Test Partners.

11 Shkurt, 2026

A është raketa hipersonike e sapotestuar e Evropës përgjigjja për Rusinë?

11 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.