• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Adoleshentët shqiptarë “dembelë”! Ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

1 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shëndeti dhe stili i jetesës së adoleshentëve të sotëm është shumë i rëndësishëm për të matur cilësinë e kapitalit njerëzor në dekadën e ardhshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë konsumojnë më shumë fruta dhe perime se bashkëmoshatarët e tyre europianë, por ndërkohë pinë shumë më tepër pije me sheqer dhe janë shumë më pak aktivë fizikisht në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Përqindja e fëmijëve që nuk konsumojnë fruta apo perime çdo ditë është shumë më e ulët se mesatarja europiane, çka tregon se zakonet ushqimore të fëmijëve shqiptarë janë disi më të shëndetshme.

Lexo edhe:

Tragjedi në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

Djegia e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, institucionet mundohen t’ia lenë fajin minjëve

Edhe për sa i përket mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët 6–9 vjeç, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët, rreth 20%, ndërkohë që mesatarja e rajonit të OBSH-së në Europë është afër 40%. Këto të dhëna tregojnë një situatë relativisht pozitive në raport me shumë vende të tjera europiane.

Nga ana tjetër, treguesi për aktivitetin fizik mbetet problematik. Rreth tre të katërtat e fëmijëve shqiptarë janë fizikisht joaktivë, një nivel i ngjashëm me mesataren europiane, por shumë larg vendeve që performojnë më mirë në këtë drejtim. Edhe konsumi i pijeve të gazuara është disi më i lartë se në vendet më të zhvilluara. Këto të dhëna sugjerojnë se, ndërsa ushqyerja është relativisht e mirë, mënyra e jetesës mbetet ende sedentare për një pjesë të madhe të fëmijëve. Përdorimi i cigareve elektronike dhe atyre tradicionale tek adoleshentët shqiptarë është shumë i ulët, nën 10%, krahasuar me nivelet 20–40% në shumicën e vendeve të tjera europiane. Edhe konsumi i alkoolit është dukshëm më i kufizuar – shumë pak adoleshentë raportojnë se kanë konsumuar alkool, janë dehur ndonjëherë apo gjatë 30 ditëve të fundit. Në këta tregues, Shqipëria dallon pozitivisht, duke u renditur ndër vendet më të sigurta në aspektin e sjelljeve të rrezikshme për moshat e reja.

Vendi ynë renditet shumë mirë për sa u përket zakoneve të ushqyerjes, nivelit të mbipeshës dhe sidomos konsumit të duhanit e alkoolit tek adoleshentët, në krahasim me Europën.

Megjithatë, mbetet një sfidë e dukshme mungesa e aktivitetit fizik dhe një prirje ende e lartë për konsum të pijeve të gazuara. Financimi publik për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve mbetet i kufizuar në vendin tonë. Vetëm 9.2% e totalit të shpenzimeve publike i dedikohen shëndetësisë, krahasuar me rreth 15% në mesataren e BE-së./Monitor

Nga Kategoria

Tragjedia në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur
Aktualitet

Tragjedi në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

10 Mars, 2026
Aktualitet

Djegia e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, institucionet mundohen t’ia lenë fajin minjëve

10 Mars, 2026
Ekstra

Studimi thotë se jetëgjatësia e femrave ndikohet nga numri i fëmijëve që lindin

10 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Atlético Madrid shkatërron Tottenham 5-2, duke iu afruar kualifikimit në çerekfinale

10 Mars, 2026

Lamine Yamal shpëton Barcelonën në minutën e 95-të, barazon me penallti ndaj Newcastle

10 Mars, 2026

Bayern Munich shkatërron Atalantën 6-1 dhe prek çerekfinalet e Champions League

10 Mars, 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme bllokojnë lundrimet, rreth 15 mijë pasagjerë të ngujuar

10 Mars, 2026
Tragjedia në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

Tragjedi në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

10 Mars, 2026

Djegia e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, institucionet mundohen t’ia lenë fajin minjëve

10 Mars, 2026

Liverpool mposhtet nga Galatasaray në ndeshjen e 100-të të Slot, turqit hedhin hapin e parë drejt çerekfinaleve

10 Mars, 2026

Debutim makthi në Champions League: portieri i Tottenham zëvendësohet që në minutën e 16-të pasi fali dy gola

10 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.