• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë ‘po’ – por ja ç’thotë shkenca

12 Maj, 2025
tek Lajme, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse e ke vënë re që vajzat (dhe djemtë!) me kapele të çuditshme LED ose krehëra futuristikë janë shtuar në TikTok dhe Instagram, mos u çudit: Red Light Therapy (apo “terapia me dritë të kuqe”) po përflitet si shpëtimtari i flokëve të hollë. Por a funksionon vërtet, apo është thjesht një tjetër trend që do zhduket sapo të vijë sezoni tjetër?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas dermatologëve realë, jo vetëm influencerave, terapia me dritë të kuqe nuk është ndonjë magji – por as tallje s’është. Studime serioze nga burime si Vanderbilt University, NIH dhe klinika të specializuara në SHBA tregojnë që përdorimi i valëve të kuqe të dritës mund të:

  • Përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës;
  • Zgjasë fazën e rritjes së flokut;
  • Ulë inflamacionin dhe ndihmojë në “zgjimin” e folikulave që kanë “fjetur” në dimër.

Përkthimi: do shihni flokë më të dendur, më të fortë dhe më të gjallë. Sipas një studimi të vitit 2017, pas 17 javësh përdorimi, pacientët panë 50% më shumë rritje flokësh. Po, 50%.

Lexo edhe:

Kkodiana Lala: Rama kishte lakun në fyt, Spiropali u bë kurban për Ballukun

Kryemadhi nga SPAK: Do zbardhen sms e mia me Ramën si ia kemi futur Metës…

Po çfarë ndodh në praktikë?

Pajisjet më popullore janë kapelet LED, krehëra me dritë ose edhe pajisje me infra të kuqe që i vendos mbi kokë. Duhet t’i përdorësh 3–5 herë në javë për 10-15 minuta, për disa muaj rresht. Është një proces.

Kush po e bën këtë?

Përveç vajzave nga TikTok, terapia me dritë të kuqe po përqafohet edhe nga emra si Kourtney Kardashian (që ka gjithmonë një pajisje futuristike në dorë), Chrissy Teigen dhe madje disa meshkuj si Joe Jonas dhe David Beckham (shhh, nuk e pranojnë publikisht, por fansat e kanë zbuluar).

A ka ndonjë kleçkë?

Në përgjithësi, është një trajtim shumë i sigurt, por kërkon durim dhe investim. Pajisjet e mira variojnë nga 200€ deri në 1,000€ – por ama janë të certifikuara dhe kanë LED që nuk të djegin kokën. Gjithashtu, nuk do zëvendësojë trajtime të tjera mjekësore nëse ke probleme të theksuara me rënien e flokëve.

Pra, nëse je gati për ta marrë seriozisht rutinën e kujdesit ndaj flokëve, kjo është një mënyrë moderne, pa dhimbje. Bonus? Mund të dukesh si personazh nga “Stranger Things” ndërkohë që i jep shans flokëve të tu të rilindin.

Tags: floketerapi

Nga Kategoria

Aktualitet

Kkodiana Lala: Rama kishte lakun në fyt, Spiropali u bë kurban për Ballukun

26 Shkurt, 2026
Aktualitet

Kryemadhi nga SPAK: Do zbardhen sms e mia me Ramën si ia kemi futur Metës…

26 Shkurt, 2026
????????????????????????????????????
Bota

Të akuzuar për trafik narkotikësh, arrestohen dy shqiptarët në Itali

26 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kkodiana Lala: Rama kishte lakun në fyt, Spiropali u bë kurban për Ballukun

26 Shkurt, 2026

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvillohet në fillim të marsit në Abu Dhabi

26 Shkurt, 2026

Transferim në horizont? Milani nis kontaktet e para me Gabriel Jesus

26 Shkurt, 2026

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Asnjë suprizë, problemi është Edi Rama

26 Shkurt, 2026

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Përpjekje e Ramës të shpëtuar lëkurën e tij

26 Shkurt, 2026

Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

26 Shkurt, 2026

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami mbërrin në Shqipëri

26 Shkurt, 2026

Koçiu i zë vendin Ballukut, ikin Spiropali dhe Vengu. Ndryshimet që bëri Rama në qeveri

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.