• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

A po përgatitet Europa për Luftën e Tretë Botërore? Çfarë po ndodh në Francë dhe Gjermani

2 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Europë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është në gatishmëri për konflikt të mundshëm për shkak të stërvitjeve ushtarake ruse.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta Le Canard Enchaîné, Ministria e Shëndetësisë në Francë u ka kërkuar institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin të përgatiten për një ‘angazhim të madh’ të mundshëm deri në mars të vitit 2026.

Qeveria franceze po parashikon një skenar ku vendi do të luajë një rol mbështetës, me kapacitetin për të pritur një numër masiv ushtarësh të plagosur nga Franca dhe vende të tjera evropiane. Qëllimi i këtij urdhri është që të parashikohet, përgatitet dhe t’i përgjigjen nevojave shëndetësore të popullatës, ndërkohë që integrohen edhe nevojat specifike të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë.

Lexo edhe:

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League dhe ia kushtoi golin të ndjerit Diogo Jota

Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

“Ndër rreziqet e identifikuara, është edhe hipoteza e një angazhimi të madh ushtarak, ku sfida shëndetësore do të jetë kujdesi ndaj një fluksi të madh viktimash nga jashtë. Kjo është çështje për sistemin tonë shëndetësor – të parashikojë trajtimin e pacientëve ushtarakë në sistemin civil të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze të Shëndetësisë.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së kreut të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, i cili tha se NATO dhe forcat e Gjermanisë do të jenë në gatishmëri gjatë stërvitjeve ushtarake ruse.

Breuer theksoi se nuk pret që forcat e Vladimir Putinit të sulmojnë territorin e NATO-s gjatë stërvitjes Zapad 2025 në Bjellorusi, por shtoi se Gjermania “do të jetë në… gatishmëri”.

“Nuk kemi ndonjë tregues se po bëhen përgatitje për sulm nën maskën e kësaj stërvitjeje. Por ne do të jemi vigjilentë – jo vetëm forcat gjermane, por edhe NATO”, theksoi ai.

Këto zhvillime vijnë mes frikës globale se bota është në prag të një Luftë të Tretë Botërore, e cila, sipas shefit të NATO-s Mark Rutte, mund të shkaktohet nga Rusia dhe Kina. Ai paralajmëroi në korrik se sulmet e kombinuara nga liderët e Kinës dhe Rusisë mund të nxisin një skenar lufte botërore dhe ta çojnë planetin në prag të katastrofës.

Sipas Rutte-s, Kina do të përpiqet të pushtojë Tajvanin, ndërkohë që paralajmëron se shefi i Kremlinit, Putini, mund të sulmojë territorin e NATO-s – mes frikës se ai po synon shtetet baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Nga Kategoria

Kryesore

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League dhe ia kushtoi golin të ndjerit Diogo Jota

14 Dhjetor, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën
Kryesore

Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

14 Dhjetor, 2025
Bota

Video: Dy armikë që vrasin të paktën 11 persona në plazhin Bondi në Sidnej

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Guardiola lë pas Ferguson dhe Wenger: vendos një tjetër rekord në Premier League

15 Dhjetor, 2025

Mbappé prek një tjetër rekord, Real Madrid rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh

14 Dhjetor, 2025

Ruben Amorim mendon se aktivizimi i Kobbie Mainoo është një shaka

14 Dhjetor, 2025

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League dhe ia kushtoi golin të ndjerit Diogo Jota

14 Dhjetor, 2025
“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

14 Dhjetor, 2025

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi triumfon ndaj Bolognas dhe afrohet me zonën Champions

14 Dhjetor, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

14 Dhjetor, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.