• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 9 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

8 Maj, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”, të cilën e kanë konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden.

Në një intervistë për emisionin Opinion  një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha tha se vendimi i ish-Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata është konsideruar si politike nga administrata e Trump dhe kjo gjë nuk pranohet.

Berisha tha se i erdhi papritur ky lajm, teksa shtoi se është çështje buroktratike që t’i hiqet “non grata”, duke theksuar se ky problem po zien në DASH.

Lexo edhe:

Sali Berisha tregon kur do të heqë dorë nga politika, a do kandidojë dikush tjetër për kryeministër?

PSD reagon ndaj akuzave për krime zgjedhore: Shpifje monstruoze, asnjë lidhje me veprimtari të paligjshme

I pyetur nëse a ka patur lobime për këtë gjë, Berisha tha se ka patur sukses me mediat amerikane.

Blendi Fevziu: 24 orë më parë doli një lajm sipas të cilit një gazetar korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që ka pyetur DASH lidhur me statusin e vizës për ty, dhe ata i kanë thënë që ne shpeshherë lehtësojmë mundësitë për personat e shpallur non grata për të udhëtuar në SHBA kryesisht për obligime ndërkombëtare ose për interesat tona. Aq më tepër që ne nuk mund të lëmë politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të mbeten peng i vendimeve të politizuara të kohës së Biden. Çfarë domethënë kjo për ju?

Sali Berisha: Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën dhe të gjitha agjencitë e mëdha të lajmeve është që fillon nga fundi, se Departamenti i Shtetit dhe administrata e Presidentit Trump nuk mund të pranojnë vendimet politike të administratës Biden, aq më tepër të Antony Blinken, një person që sot është non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vërteta e këtij lajmi është hedhja në kosh të plehrave të një qëndrimi antidemokratik kundër forcës konservatore politike të Shqipërisë, të Edi Ramës, George Soros dhe Antony Blinken. DASH damkos këtë qëndrim si të papajtueshëm me administratën e re.

Blendi Fevziu: A i jeni drejtuar Departamentit të Shtetit? Se ky është postim i një gazetari.

Sali Berisha: Kur një korrenspondent i Shtëpisë së Bardhë drejton një pyetje të tillë, kjo ka një domethënie shumë të madhe. Unë shpreh mirënjohje ndaj DASH për qëndrimin e ri që ka shpallur dhe e garantoj se PD, Sali Berisha mbeten të vendosur për marrëdhëniet më të ngushta, bashkëpunimin më të frytshëm. Kemi të bëjmë me njohjen zyrtare të përdorimit politik të fuqisë, pra korruptiv, të fuqisë diplomatike të SHBA nga administrata Biden.

Blendi Fevziu: Heqja e vendimit duhet të reflektohet në faqen e DASH.

Sali Berisha: Aty ky problem duket se po zien.

Blendi Fevziu: Ata nuk thonë largim, thonë lehtësojmë mundësinë e hyrjes në SHBA për çështje internacionale që mund të lidhet me OKB ose interesa amerikane.

Sali Berisha: Nuk është aq. Ajo është procesi burokratik, kurse vendimi politik është rreshti i fundit. Denoncon si akte politike të administratës Biden.

Blendi Fevziu: Po procesi burokratik-administrativ është vënë në lëvizje?

Sali Berisha: Jo nuk besoj, nuk e di, nuk jam në gjendje të them, sepse mua më erdhi papritur ky lajm.

Blendi Fevziu: A kanë lobuar njerëz tuaj apo kompania e lobingut për këtë lajm?

Sali Berisha: Ka patur shkrime shumë të fuqishme dhe ajo ka qenë që në fillim. Drejtimi im kryesor në këtë betejë ka qenë mediat, puna me mediat, dhe unë aty kam patur sukses të padiskutueshëm. Në mediat amerikane unë kam fituar betejë me kohë. Ja ku është procesi, denoncimi i vendimit si politik. Ky është proces. Edi Rama, për aktin e tij më të ulët, i cili zgjodhi ekzekutimin politik të një njeriu për të ekzekutuar opozitarizmin, ndaj dhe raporti (Rezoluta e Valencias) thotë shtyp pluralizmin me institucionet. Korrenspondon ky njoftim me futjen në rreth të kuq në mënyrë përfundimtare të Edi Ramës nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, de facto kongresi i udhëheqjes të sotme të Europës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sali Berisha tregon kur do të heqë dorë nga politika, a do kandidojë dikush tjetër për kryeministër?

8 Maj, 2025
Lajme

PSD reagon ndaj akuzave për krime zgjedhore: Shpifje monstruoze, asnjë lidhje me veprimtari të paligjshme

8 Maj, 2025
Kryesore

“Një fjalë për demokratët e Durrësit”, Rama: Kanë sqimë të madhe! Partia e tyre është në koma, nuk mundet qytetaria durrsake të jetë peng i bufit

8 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.