Midis pjesmarrësve në protestën “Liria ka Emër” të zhvilluar në sheshin Skënderbej në Tiranë, ka bërë bujë edhe prezenca e një deputeti te PD, që me sa duket ka thyer vendimin e partisë, për mospjesmarrje në një aktivitet të organizuar nga Rama.
Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, i cili i doli kundër Berishës dhe në vendimin që Gazmend Bardhi të ishte kryetar i grupit parlamentar.
Por me sa duket Bujar Leskaj nuk ka qenë krejtësisht esëll kur ka marrë rrugën për në manifestim. E çuditur që e ka parë aty gazetarja e Euronews e ka pyetur nëse po thyente urdhrin e partisë.
Me llapën pakëz si të trashur Leskaj është përgnigjur: “kush po e ruan për urdhrin”.










