Analisti Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili theksoi se Partia Demokratike nuk do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela është skeptik mbi angazhimin e Berishës dhe thotë se ai nuk do të hyjë në zgjedhje për shkak të frikës nga një humbje katastrofike.
Ngjela shkruan se Berisha dhe Partia Demokratike nuk kanë vota në Tiranë dhe se është evidente se Berisha do të kërkojë një arsyetim të çuditshëm për të justifikuar mungesën e pjesëmarrjes në këto zgjedhje.
Ai po ashtu ngrit pyetje mbi mënyrën se si do ta durojë struktura e lartë politike e PD-së komedinë e Berishës nëse ai vendos të mos kandidojë.
Analisti thekson se nëse Berisha do të emërojë një kandidat, PD do të përballet me një humbje të thellë, sipas sondazheve aktuale.
Shkaku i vërtetë i frikës së Berishës, sipas Ngjelës, është dëshira për të shmangur një rezultat të keq në zgjedhje. Ngjela e përmbyll reagimin e tij duke sugjeruar se publiku mund të jetë në pritje të një komedie që lidhet me arsyetimin e Berishës për një humbje të pritshme.









